Autostrada në Lushnjë, identifikohet shoferi që u përplas me makinë pas një shtëpie në Konjat

Autostrada në Lushnjë, identifikohet shoferi që u përplas me makinë pas një shtëpie në Konjat

07:00, 24/05/2024
A+ Aa A-

Nje automjet tip Ford ka dalë nga rruga në autostradën Rrogozhinë - Lushnje në fshatin Konjat mbrëmjen e djeshme. Mjeti me targa AA 750 UE ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës i bërë copë.

Policia nëpërmjet targës e ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe nisi në errësirë kërkimin për gjetjen e tij ose të trupit të tij. Ai është Fabjol Ibraliu, 22 vjeç dhe më pas u gjet i vdekur nga përplasja.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë dhe shoferi mund të kishte përfunduar jashtë automjetit. Nëna e të riut u pa duke qarë e bërtitur nga dhimbja pranë automjetit të shkatërruar, e bindur se i biri ishte vrarë aty, ndërkohë që forcat që po kontrollonin mbetjet e makinës përpiqeshin ta qetësonin se i biri mund të kishte ikur nga vendi i aksidentit.

Aksidenti në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. Disa vjet më parë një e moshuar në shtëpinë ngjitur gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në oborrin e shtëpisë duke i rënë sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco