Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

I riu shqiptar me 30% djegie në spital, shpëtoi të fejuarën nga zjarri i manjakut

I riu shqiptar me 30% djegie në spital, shpëtoi të fejuarën nga zjarri i manjakut

13:01, 27/05/2024
A+ Aa A-

Quhet Petrit Alijaj dhe është 23 vjeç, jeton prej një viti në Nju Jork, por sot gjendet i shtruar në një spital atje me 30% të trupit të djegur nga një maniak që hodhi lëndë djegëse mbi të fejuarën dhe kushëririn e tij, me të cilët ai po shëtiste.

Shtypi amerikan shkruan sot për të riun që u dogj rëndë kur një maniak që hodhi lëngun djegës në metro të shtunën, u hodh me shpejtësi para të fejuarës për ta mbrojtur me trup/

The Post shkoi në spital aty ku Petrit Alijaj, 23 vjeç,  plotësisht i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit, rrinte shtrirë në shtratin e spitalit presbiterian Ëeill Cornell të Nju Jorkut, por ende i tronditur nga sulmi i rastësishëm më herët gjatë ditës.

Mjekët i thanë se kishte djegie në 30% të trupit dhe pritet të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t'u shëruar.

Në foto: Petrit Alijaj, 23 vjeç, do të qëndrojë në spital për të paktën një javë pasi një burrë i hodhi atij lëng djegës në metro.

Ia vlente, tha ai, për të mbrojtur të fejuarën e tij. “E mbrojta të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për The Post.

Ai tha se kishte "jo aq shumë dhimbje tani", të cilën ai ia atribuoi ilaçit që i ishte dhënë, por më parë... “o Zot!"

Alijaj, i cili është me origjinë nga Shqipëria, tha se ishte ulur në trenin nr. 1 me të fejuarën dhe kushëririn e tij dhe ishin nisur për të vizituar Statujën e Lirisë rreth orës 14:45,  kur ndalën në stacionin e Varick Street në Manhatan të poshtëm.

Sulmuesi, që u i identifikua më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, u fut me një filxhan në dorë të mbushur me ca lëng.

"Ai kishte një filxhan," tha Alijaj, duke treguar një filxhan në tavolinën e tij pranë shtratit, "si ky, ndoshta pak më i vogël, me diçka brenda, si vaj,  që ai i ndezi  zjarr dhe e vërviti përreth të gjithin."

Ai bëri një lëvizje duke hedhur lëng nga një filxhan për ta demonstruar.

Petriti tha se qe në gjendje të ngrinte trupin për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilët ishin ulur pranë.

Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët në tren, tha ai.

“E gjuaja veten për të shuar zjarrin,” tha ai. “Dhe ndërsa vrapoja,  po digjesha”, shtoi viktima.

Edhe sulmuesi Taylor gjithashtu u arratis nga treni dhe Petrit Aliaj ishte i shqetësuar se mos kthehej me më shumë lëng të ndezshëm.

Në një moment, Alijaj arriti ta shqyejë bluzën që po i digjej.

Ai nuk mendoi se djegiet ishin aq të këqija në fillim, por tha se kuptoi se ishte i mbuluar me flluska kur mbërriti në spital me djegie në qafë, veshë, gjoks, krahë dhe dorën e majtë.

Pas episodit, ai u pa duke u larë për të ftohur djegiet me ujin e një zorrë makine zjarrfikëseje.

Ai tha për The Post se mjekët nuk ishin ende të sigurt se sa të rënda ishin djegiet e tij, duke thënë se ata duhej të përcaktonin "sa thellë kishte hyrë zjarri në lëkurë".

“Mjekët thanë se 30% e trupit tim ishte djegur,” tha ai. “Por nuk mendoj se është 30%,” shtoi ai me optimizëm duke buzëqeshur. "Ndoshta më shumë se 10%."

Pjesa e brendshme e veshit të Alijaj ishte e mbuluar me flluska gjigante me pamje të dhimbshme.

"Po unë  mund të dëgjoj," i tha ai Post me krenari. Falë Zotit, tha ai, fytyra nuk më është dëmtuar – se ai arriti ta mbulonte. Alijaj tha se ka rreth një vit që jeton në Nju Jork.

Taylor u arrestua menjëherë pas sulmit pasi policia gjurmoi një celular që ai kishte hedhur nga platforma kur  po ikte, thanë policia dhe burimet.

Sulmuesi u kap afërsisht pesë blloqe më tutje në Canal Street dhe Renëick Street, afër hyrjes së tunelit Holland.

Sulmi i së shtunës është hera e dytë në katër muaj që dikush hedh lëng zjarrvënës në një vagon pas një incidenti të ngjashëm në shkurt. Policia po heton nëse Taylor ishte gjithashtu përgjegjës dhe për atë rast, thanë burimet policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco