Kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar nga Belgjika

Kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar nga Belgjika

11:33, 27/05/2024
A+ Aa A-

Skuadra GICO e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Venecias ka ekzekutuar një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Gjyqtari Hetues në Gjykatën e Liezhit në Belgjikë ndaj një shqiptari banues në Castelfranco Veneto në Itali, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Në këtë kuadër, oficerët e Fiamme Gialle, në vijim të një aktiviteti të shënjestruar hetimor, kanë rënë në gjurmë të shtetasit shqiptar, marrës i masës shtrënguese dhe e kanë arrestuar, duke e dërguar në burgun e Venecias në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Venecias.

Kjo e fundit së shpejti do të duhet të vendosë nëse do të japë ekstradim në Belgjikë, duke bërë kështu të zbatueshëm urdhër-arrestin evropian. Nga dokumentet e hetimit belg del se në vitet 2021/2022 i burgosuri me origjinë shqiptare do të kishte qenë në krye të një organizate kriminale ndërkombëtare që vepronte mes Amerikës së Jugut dhe Europës në tregtinë dhe importimin e sasive shumë të mëdha të kokainës në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco