E rëndë/ I biri i merr jetën të ëmës në Përmet, largohet nga vendngjarja

E rëndë/ I biri i merr jetën të ëmës në Përmet, largohet nga vendngjarja

21:39, 03/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet pak minuta më parë, ku një 24 vjeçar me problem mendore i ka marrë jetën të ëmës duke e mbytur dhe u larguar nga vendngjarja.

Sipas burimeve për SYRI-nZeniate Muhollari është viktima dhe Albi Muhollari autori.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përmet/ Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco