E sëmurë me tumor dhe e braktisur nga bashkëshorti, ‘Piranjat’ i japin lajmin e mirë Alketës

21:56, 28/04/2023
A+ Aa A-

Dy javë më parë publik u njoh me rastin e zonjës nga Tirana, Alketës, që po kalonte një moment mjaft të vështirë në jetën e saj. Ajo ishte ndarë nga ish-bashkëshorti sepse ishte përballur me dhunën fizike dhe psikologjike, ndërsa ky i fundit nuk e ndihmonte aspak, as kontribuonte financiarisht për djalin e mitur.

Alketa është peng i mosvendimit përfundimtar nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të saj.

Përveç problemeve me ligjin, ajo kishte dhe një problem tjetër madhor, luftonte me një sëmundje të rëndë siç është tumori në gji. Operacioni i parë i doli me sukses, ndërsa duhet të luftojë sërish me këtë sëmundje, pasi tumori i ka prekur dhe gjirin tjetër. ‘Kam nevojë për ndihmë financiare, pasi nuk mund ta përballoj më situatën e vështirë ku ndodhem. Një banesë sociale apo punë’, tha ajo në apelin e saj.

Sapo kronika u transmetua te ‘Piranjat’, menjëherë pati reagime. Bashkia e Tiranës vendosi të ndihmonte Alketën duke i siguruar asaj bonus qeraja.

Ajo përfitoi një bonus 1-vjeçar dhe po shihet opsioni i një pune për zonjën. ‘Falënderoj ‘Piranjat’ dhe Bashkinë e Tiranës për reagimin e shpejtë. Mora bonusin e qerasë dhe kam një tjetër lajm të mire. Operacioni doli me sukses dhe e kalova pjesën më të vështirë’, - ky po që është lajm.

‘Piranjat’ takuan dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Blerina Doracaj, e cila është marrë personalisht me rastin. ‘E pashë kronikën tuaj dhe menjëherë vendosa në lëvizje Këshillin Bashkiak. I falënderoj se u treguan shumë të shpejtë dhe siguruam bonusin 1-vjeçar të qerasë. Do mundohemi ta fusim te skema e punësimit. Falënderoj dhe emisionin ‘Piranjat’ që u kushton rëndësi rasteve të tilla’, tha ajo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco