SYRI TV/ HEC-et në zonën e Kaçinarit në Mirditë, banorët e 7 fshatrave rikthehen në protestë

17:38, 27/05/2024
A+ Aa A-

Teksa Kryeministri nuk pranon kundërshtimin e tyre, banorët e Kaçinarit në Mirditë janë të vendosur t`i shkojnë deri në fund qëndresës kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Ata zhvilluan një takim me kryebashkiakun e Mirditës Albert Mlyshi, ku u shprehën se në zonë po ofrohen para për të blerë heshtjen e banorëve.

Mlyshi doli krah votuesve të tij, duke thënë se bashkia Mirditë do të mbështes çdo vendimmarrje të banorëve.

SYRI TV

Banorëte 7 fshatrave të Kaçinarit në Mirditë, janë rikthyer te protestat, pasi qeveria ka vendosur të rinovojë lejen për ndërtimin e hidocenraleve në këtë zonë.

Një përfaqësi e banorëve u mblodhën para bashkisë Mirditë, ku deklaruan se Kryeministri Edi Rama po këmbngul për ndërtimin e HEC-eve, madje akuzuan se në zonë po ofrohen edhe para të blerë banorët në mënyrë që të heshtin.

Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mlyshi, i cili pasi zhvilloi një takim ku i informoi për situatën, u shpreh për mediat se ai do të respektojë vullnetin e atyre që e kanë zgjedhur në lidhje me hecet.

Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banoret të nisë punën në terren, ndërsa çështja ka përfunduar në gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco