Vidhnin qytetarët/ Polici: Jam dhunuar në komisariat, kam shenja

Vidhnin qytetarët/ Polici: Jam dhunuar në komisariat, kam shenja

11:24, 28/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe efektivin e Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani.

Ata akuzohen për “vjedhje” përmes kanosjes te qytetarëve në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. 

Në sallën e gjyqit, të dy të dyshuarit nuk kanë dhënë shpjegime.

Përmes avokatit, 39-vjeçari Muzikanti ka pretenduar se është dhunuar nga policia dhe se ka bërë kallëzim për këtë fakt.

Efektivi i Policisë Bashkiake Sajmir Muzikanti, ka pretenduar se është dhunuar në komisariat. Familjarët e tij pretendojnë se janë informuar që "pas shoqërimit, efektivët kanë fikur dritën e dhomës së qelisë së paraburgimit dhe kanë ushtruar dhunë".

"Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal për ushtrim dhune pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore", thanë ata. Madje në sallën e gjyqit, Muzikanti u ka bërë me shenjë togave të zeza ku pretendon se është dhunuar dhe ka shenja.

"Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë materiale që të provojë akuzat për veprimet që pretendon se është kryer vepra penale," ka pretenduar mbrojtja e efektivit të Policisë Bashkiake.

"Kallëzuesit janë elementë të njohur dhe me precedent, ata ndoshta kanë ngritur pretendime të tilla për hakmarrje", vijon më tej mbrojtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco