Vidhnin të rinjtë pasi i kapnin duke tymosur kanabis, gjykata jep masën e sigurisë për 2 policët

Vidhnin të rinjtë pasi i kapnin duke tymosur kanabis, gjykata jep masën e sigurisë për 2 policët

11:07, 28/11/2022
A+ Aa A-

Arrest me burg ka caktuar Gjykata Penale e Tiranës për efektivin e komisariatit nr. 1 Serxhiu Cani dhe efektivin e policisë bashkiake Sajmir Muzikanti.

Ata u arrestuan tënshtunën pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Cani dhe Muzikanti, ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar detyrën, ata ndalonin të rinj në zonën e Liqenit, që i kapnin duke pirë cigare hashashi. U vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin lekët, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje te Liqeni.

Në Komisariat janë dokumentuar 3 raste grabitjeje dhe 9 kallëzime ndaj punonjësve të policisë. Këta të fundit pasi i ndalonin të rinjtë u merrnin shuma parash 20, 30 e deri në 50 mijë lekë të reja.

Menjëherë pas evidentimit të rastit, kanë nisur procedurat e përjashtimin nga Policia të punonjësit të patrullës Serxhio Cani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco