‘Pushka gati me fishek në fole’, arrestohet 34 vjeçari në Pukë pasi po konfliktohej me të atin

‘Pushka gati me fishek në fole’, arrestohet 34 vjeçari në Pukë pasi po konfliktohej me të atin

12:43, 22/11/2022
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar nga Puka është arrestuar pasi posedonte një pushkë me fishek në fole.

Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Njoftimi i policisë/ Pukë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco