Drama/ Çifti i të moshuarve: Kemi tri ditë të izoluar, sot na erdhi buka

12:37, 22/11/2022
A+ Aa A-

Pamje dramatike vijnë nga përmbytjet në Lezhë, ku një çift të moshuarish denoncojnë inekzistencën e shtetit për t’iu ardhur në ndihmë në këto momente të vështira.

I moshuari ndodhet i rrethuar nga uji në banesën e tij ku është bashkë me të shoqen dhe deklaron se kanë tri ditë të izoluar dhe vetëm sot u kanë dërguar bukë.

I moshuar: Kjo periudhë është shumë e vështirë për ne. Jena dy pleq 80 vjeç, kam pasur për të marrë pensionin dje vetëm 5 mijë lekë të vjetra dhe vetëm sot më erdhën nja tre bukë. Asnjë ndihmë.

Vetëm me u mbyt në ujë, nga 80 vjeç. Djali e ka shtëpinë andej edhe ai ka dalë pasi e ka mbyt uji. Jena edhe të sëmurë me barna me tëra të zezat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco