Vrasja e prokurorit të anti-mafias në muaj mjalti, një shqiptar i dyshuar

Vrasja e prokurorit të anti-mafias në muaj mjalti, një shqiptar i dyshuar

11:50, 20/05/2022
A+ Aa A-

Shtatë ditë pas vrasjes të prokurorit paraguajan Marcelo Pecci, policia kolumbiane njoftoi arrestimin e 18 të dyshuarve që mund të jenë të përfshirë në sulm.

Autoritetet e Kolumbisë bënë me dije se ata janë 12 kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një domenikane, një holandez dhe një shqiptar, shkruan abcnews.al.

Midis tyre Diego Mauricio Blanco, pilot i dyshuar i Clan Rocha të Brazilit, i cili ka lidhje me Komandën e Parë të Kryeqytetit (PCC).

Identiteti i të arrestuarve të tjerë nuk është bërë i ditur nga autoritetet, por kanë deklaruar se të gjithë kanë një urdhër-arresti për trafik droge dhe pastrim parash.

Marcelo Pecci ishte një prokuror i profilit të lartë paraguajan që luftoi kundër krimit të organizuar në vendin e tij dhe u qëllua për vdekje gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.

Pecci ishte në një plazh në ishullin turistik Baru kur u vra nga dy persona të armatosur. Disa orë para të shtënave, gruaja e Pecci-t kishte njoftuar në Instagram se ishte shtatzënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco