Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Hodhi në erë makinën e Preng Gjinit, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë

Hodhi në erë makinën e Preng Gjinit, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë

17:46, 18/05/2024
A+ Aa A-

SPAK ka zbardhur atentatin e vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë.

Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi. Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

15 shtator 2020

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë.

Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco