Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Ëndrra britanike që 'çon shqiptarët' në Ruanda, avokati: Ja kush rrezikohet

18:02, 18/05/2024
A+ Aa A-

Parlamenti britanik miratoi mbrëmjen e 22 prillit projektligjin për dërgimin në Ruanda të emigrantëve të paligjshëm.

Dhjetëra konservatorë janë të mendimit se projektligji kishte mangësi dhe shkelte të drejtat e njeriut dhe kishin kërcënuar se do të rebeloheshin, por në fund, vetëm 11 votuan kundër tij.

Saimir Kumria avokat, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv , komentoi ligjin e fundit në Mbretërinë e Bashkuar .

Aktualisht Mbretëria e Bshkuar ka aprovuar ligjin e Runadës i cili kërkon që të transferojë në  Ruanda çdo azilkërkues që ka hyrë nga janari i vitit 2022 dhe më as të jetë subjekt  për largimin për në Ruanda, gjithashtu janë subjekt dhe qytetarët që kanë marrë refuzimin e azilit në vitin e fundit .

Pra subjekt për largiminn ë Ruanda janë qytetarët që kanë një azil të refuzuar dhe çdo qytetar që ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka kërkuar azil pas 1 janarit të vitit 2022.

Themi janë subjekt pasi jo të gjithë do dërgohen.

Përveç faktit se marrëveshja me Ruandën nuk është një marrëveshje me numër ta palimituar por me numër të limituar 3000 qytetarë.

Që do të thotë, numri i azilkërkuesve .... numri i azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë refuzim azili në vitin  2023, kalon shifrën 52 mijë qytetatë që do thotë as 10 përqind e vlerës së tyre nuk rrezikohen për në Ruanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco