U kap gjatë natës në Skrapar, ky është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli

U kap gjatë natës në Skrapar, ky është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli

18:11, 18/05/2024
A+ Aa A-

 

Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar ‘Territor i pastër’, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar ‘Rehova’.

Ka qenë një hetim proaktiv disa mujo, i iniciuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.

Procedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

Sinjalizimet e mbërritura pranë organit të akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit ‘blic’ të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë kanabisi (në kubikë dhe në tokë).

Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco