Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

22:51, 18/05/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë të shtunë në mbrëmje në Fushë-Krujë.

Burime konfirmojnë se pre e sulmit nga autor i pa identifikuar ka qenë banesa e shtetasit Artur Kurti.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Lënda plasëse e vendosur në portën e jashtme të banesës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat si dhe pyetur personat që jetojnë në banesë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco