Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrasja e prokurorit të anti-mafias në muajin e mjaltit trondit një vend

Vrasja e prokurorit të anti-mafias në muajin e mjaltit trondit një vend

10:04, 11/05/2022
A+ Aa A-

Nga George Wright, BBC

Një prokuror i profilit të lartë nga Paraguaji, që kishte luftuar kundër krimit të organizuar në vendin e tij, u vra gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.

Marcelo Pecci ishte në plazh në ishullin idilik turistik të Baru kur u vra nga dy persona të armatosur.

Disa orë përpara se të vritej, gruaja e tij kishte lajmëruar në Instagram se ajo ishte shtatzënë.

Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benitez tha se ky krim ishte një vrasje frikacakësh.

Gruaja e tij, gazetarja Claudia Aguilera tha se atyre iu afruan dy persona në plazhin privat përpara se të vrisnin të shoqin. Ajo tha se ai nuk kishte marrë ndonjë kërcënim.

“Dy burra sulmuan Marcelon. Erdhën me një varkë të vogël, ndoshta një jetski, nuk i pashë mirë,” tha ajo.

Një nga personat doli përpara dhe pa thënë asnjë fjalë, qëlloi dy herë. “Një plumb e mori në fytyrë, tjetrin në shpinë,” tha Aguilera.

Hoteli Decameron, ku po qëndronte çifti, tha në një deklaratë se ‘vrasësit arritën në plazh ku sulmuan dhe vranë një nga klientët tanë’.

Prokurori paraguajuan Augusto Salas, një koleg i zotit Pecci, tha se sulmi dukej tipik nga mafia e drogës. “Kjo është ajo që mendoj unë derisa të provohet e kundërta”, tha ai.

Kreu i policisë kolumbiane dhe hetuesit nga Paraguaji kanë udhëtuar drejt skenës së krimit.

Zyrtarët nga SHBA thanë se do ndihmojnë hetimin.

Pecci ishte i specializuar në krimin e organizuar, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorit.

Në vitin 2020 ai punoi me një çështje kundër futbollistit brazilian, Ronaldinho, që u arrestua teksa tentoi të futej në Paraguaj me një pasaportë false paraguaiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco