Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Zbardhen arsyet, ja pse u shpall në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Zbardhen arsyet, ja pse u shpall në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

16:44, 18/05/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Ndërkaq janë zbardhur dhe arsyet se përse u shpall në kërkim Arben Ndoka. Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar se ish-deputeti i PS-së dyshohet se ka nisur një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata persona, që ai mendonte se kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

‘I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij.

Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij.

Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi.

Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash.

Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë’, është shprehur gazetarja Lala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco