EMRI/ Drejtori i Policisë së Lezhës drejtonte trafikun e drogës

EMRI/ Drejtori i Policisë së Lezhës drejtonte trafikun e drogës

17:55, 18/05/2024
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Drejtorisë Vendore të policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, është një prej të arrestuarve nga megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sipas SPAK, ‘Mitri drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës.’

Është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H. M., në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës’, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK ka firmosur 50 fletë arreste, por shumë pak prej tyre janë ekzekutuar nga policia, pasi personat e tjerë nuk janë gjetur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco