SYRI TV/ Banorët e Xhafzotaj pa ujë të pijshëm, ngrihen në protestë: Uji shkon në zonat bregdetare

14:20, 18/06/2024
A+ Aa A-

Banorët e Xhafzotaj në Durrës, kanë protestuar pasi prej tre javësh nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre.

Ata shprehen se ujë vjen në depot e Ujësjellësit, por ai shkon në zonat bregdetare për shkak të nisjes së sezonit turistik, duke e lënë ata pa ujë.

Banorët kërkojnë zgjidhje nga institucionet vendore për situatën e krijuar, pasi rritja e temperaturave vështirëson jetën e tyre.

SYRI TV

Sezoni i verës i gjen banorët e Xhafzotajt në Durrës pa ujë të pijesh.

Kjo ka qenë arsyeja që banorët janë ngritur  në protestë dhe shprehen se uji vjen në depot e Ujësjellësit, por që e shesin në zonat bregdetare duke lënë zonën pa ujë të pijshëm.

Të grumbulluar në qendër të komunës burra gra dhe fëmijë me karroca e bidona të duar, kërkojnë zgjidhje pasi prej tri javësh janë pa ujë të pijshëm.

Banorët theksojnë se që nga fillimi i muajit qershor dhe në vazhdim, nuk kanë uji të pijshëm, ndërkohë që në kushtet e temperaturave të larta, situata është rënduar,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco