Sarandë, banorët ia vënë vetë zjarrin pallatit nga pakujdesia

Sarandë, banorët ia vënë vetë zjarrin pallatit nga pakujdesia

14:46, 15/06/2024
A+ Aa A-

Ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte gjasa për të përfshirë edhe hyrjet e një pallati.

Zjarri që ka rënë sot në bodrumin e një pallati në rrugën 4 mbi spitalin e qytetit të Sarandës, fatkeqësisht është shkaktuar nga vetë banorët, që i kanë vënë flakën mbeturinave në bodrumin e pallatit.

Gjithçka nisi me qëllimin për të djegur mbeturinat, duke mos e parashikuar se zjarri do të merrte përmasa. Ishte zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco