Armatimi i rëndë që u gjend në Mitrovicën e Veriut, i fshehur nga grupi terrorist i Banjskës

Armatimi i rëndë që u gjend në Mitrovicën e Veriut, i fshehur nga grupi terrorist i Banjskës

08:27, 15/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të djeshëm në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë janë kontrolluar dy ambiente, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një konferencë për media tha se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në dhe qytetarët, kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione me armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës, njofton RTK.

Ai tha se lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve dhe se ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin në kërkim Zarko Cvetkoviq.

Armët e konfiskuara:

Lokacioni 1:

 3 Armë  të gjata AK-47

4 Karikatorë me 60 fishekë

1 krehër me 11 fishek

1 këllëf revole

1 çantë ushtarake

Lokacioni 2 :

1 rrip brezi me 25 fishek për armë gjuetie.

23 fishekë për armë gjuetie

Pistolete TT me 1 karikator me 8 fishekë

3 karikatorë me nga 8 fishekë

2 karikatorë në fotrollë

28 fishekë për armë të gjatë

10 kreher me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë)

1 kuti me fishekë 7x62

4 pastruese të armës

Kuti me lëndë të dyshimtë

Armë e gjatë me bajonetë

1 pistoletë me 2 karikatorë me nga 8 fishekë 7x62 dhe 1 fotroll.

Çantë e zezë me pajisje për pastrim të  armës

2 kutia me nga 50 fishekë 7x62

3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishekë

Armë e gjatë gjuetie me çantë.

Iriq metalik

Jelek i brendshëm Antiplumb

30 copë mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

1 Uniformë

Çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë

Adapterë për radiolidhje

Pamje nga armatimi i konfiskuar nga Polica e Kosovës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco