EMRI/ I dënuar në Shqipëri për prostitucion, ekstradohet nga Italia 51-vjeçari Foto Ilustruese

EMRI/ I dënuar në Shqipëri për prostitucion, ekstradohet nga Italia 51-vjeçari

11:19, 02/01/2022
A+ Aa A-

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, 51 vjeçari Ilir Bashaliu është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Bashaliu ishte  dënuar nga Gjykata e Alepit të Vlorës me 18 vite burg për veprën penale  “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.

Kjo lidhet me një ngjarje të ndodhur në Peqin ku Bashaliu në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një vajzë në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

51 vjeçari gjithashtu u arrestua në Itali më 22.07.2014 dhe ka qëndruar në burg deri në dhjetor të 2021 për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër penale të kryer në Itali.

Informacioni i Policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me homologët italianë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit Ilir Bashaliu, 51 vjeç.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.

Rrethanat e ngjarjes/Në Peqin, në qershor 2001, shtetasi Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco