Iu bllokuan kompensimin mujor, ish të dashurat e Berlusconit hidhen në kundërsulm

Iu bllokuan kompensimin mujor, ish të dashurat e Berlusconit hidhen në kundërsulm

12:48, 05/11/2023
A+ Aa A-

Dy nga 20 ish të dashurit e të ndjerit Silvio Berlusconit kanë kaluar në kundërsulm, pas vendimit të familjes për të bllokuar kompensimin mujor prej 2500 eurosh që Cavaliere u jepte, si dhe mundësinë e akomodimit falas në prona të paluajtshme.

Pavarësisht njoftimeve të familjes, dy nga ish-të dashurat deklaruan se nuk do të respektonin vendimin e trashëgimtarëve, ku njëra prej tyre i akuzoi për “fyerje të kujtimit të babait të tyre”.

Barbara Guerra, përmes avokatëve të saj, nënvizon se në një bisedë telefonike, Silvio Berlusconi e kishte siguruar se vila ku ajo jeton, në të ardhmen mund të bëhet pronë e saj . 

Ai vetë nuk do të mund t'ia kalonte menjëherë, për shkak të procesit që po vazhdonte dhe se një veprim i tillë do të konsiderohej korrupsion.

Ndërsa Alessandra Sorcinelli një tjetër ish e dashur e Berluconit shtoi se “bëhej fjalë për një marrëveshje kompensimi që duhet të zyrtarizohej, me shkrim, pas përfundimit të gjykimit përkatës, për të shmangur shfrytëzimin e të gjithë çështjes pas faktit”.

Sipas Sorcinelli-t, “trashëgimtarët e Berlusconit po fyejnë kujtimin e babait të tyre, i cili kishte shprehur vazhdimisht vullnetin për të ndihmuar të gjitha vajzat, pas dëmit që pësuan”.

Familja e mori vendimin pas vdekjes së Silvio Berlusconit korrikun e kaluar. 

Kavaliere u kishte dhënë privilegje vajzave që kishin marrë pjesë në darkat dhe në festat që ai organizonte.

Vendimi i tij bazohej në logjikën që këto gra, pas publicitetit negativ dhe zhurmës së krijuar nga darkat dhe festat e tij, nuk do të gjenin dot punë kollaj.

Por katër fëmijët e tij nuk ndajnë të njëjtin mendim. 

Ndaj që nga fillimi i tetorit kanë ndërprerë dhënien e shumës specifike mujore, si dhe dhënien falas të pronave nga fundi i vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco