Julian Deda shpallet finalisti i dytë i 'BBVA 3'

Julian Deda shpallet finalisti i dytë i 'BBVA 3'

09:07, 15/05/2024
A+ Aa A-

Julian Deda është finalisti i dytë i formatit “Big Brother VIP Albania 3”.

Ai i bashkohet kështu Romeos, në natën e madhe finale, e cila do të zhvillohet më 25 maj. Juli ishte në televotim me Meriton Mjekiqin dhe publiku vendosi që të dërgonte në finale aktorin e humorit. 

Ishte Romeo ai që i dërgoi dy djemtë në televotim (falë avantazhit në lojë), pasi mendonte se të dy e meritojnë finalen dhe lejoi publikun që të merrte vendimin final.

Juli është bërë pjesë e shtëpisë që prej fillimit të programit, duke u bërë pjesëmarrës ose duke nisur shumë situata e debate brenda shtëpisë së famshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco