Genc Prelvukaj ndan foton e rrallë me të birin: Kemi thyer me mijëra sfida bashkë

Genc Prelvukaj ndan foton e rrallë me të birin: Kemi thyer me mijëra sfida bashkë

12:40, 18/05/2024
A+ Aa A-

Genc Prelvukaj ka publikuar si rrallëherë disa foto me djalin e tij, Gjini, i cili së fundmi ka patur mbrëmjen e Maturës.

Në një kolazh në Instagram, artisti ka ndarë një foto krah të bitit, një foto ku me ta shfaqet edhe Eni Koçi, dhe një ku pozojnë edhe prindërit e tij.

Krah postimit shkruan: “Dy ditë më parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të. Krahas tjerash është shoku im i ngushtë, me të cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashkë. Djalë i mbarë Gjin, uroj që një ditë, i plakur e me rrudha t’i puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashunia e babës ndaj teje. Të duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja.”

Këngëtari ka qenë i martuar me ish-partneren, Arta, dhe nga marrëdhënia e tyre ka ardhur në jetë Gjini. Ai ka një raport shumë të ngrohtë edhe me Enin e cila shpesh poston foto me të në mediat sociale.

Kur ka folur mbi raportet me të, Eni ka treguar:

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco