Na duhet një Yll Limani në jetë, shoku që 'urrejmë' dhe e duam njëkohësisht

Na duhet një Yll Limani në jetë, shoku që 'urrejmë' dhe e duam njëkohësisht

13:36, 18/05/2024
A+ Aa A-

Të gjithë e kemi një Yll Limani në jetën tonë.

Dhe jo, nuk e kam për Yllin si artist, se ai është një dhe i vetëm.

Po flas për Yllin si shoku ekstrovert, shpirt i festës dhe që na poston të gjithëve në mediat sociale. 

Të bëhem më konkrete?

Ylli së bashku me miqtë e tij, shumë prej të cilëve figura publike, janë bërë mbrëmjen e djeshme bashkë në një festë.

Dhe ndonëse nuk ishim aty, pamë dhe mësuam shumë. Jo vetëm për festën, por edhe për të rejat dhe projektet e tyre.

Noizy

Image

Në këtë festë ishte një nga miqtë më të mirë të Yllit, Noizy. E çfarë mësuam për reperin sipas tij. “Anti-social. S’di me u knaq”- shkroi ai krah një video që tregon Noizyn duke qëndruar në telefon teksa të gjithë kërcejnë e bisedojnë.

Tjetër? Postoi edhe një foto ku shihen duke biseduar bashkë për “Alpha Show”, koncerti që Noizy do mbajë në ‘Air Albania. “S’e keni idenë çfarë kam parë”- shkroi Ylli, teksa ne shpresojmë ta shohim atë që ai pa në 27 qershor.

Image

Blerim Destani

Image

Në rrjetën e Yllit ra edhe aktori i njohur. Nga Blerimi, Ylli mësoi mbi filmin e tij të ri. Për ne: disa emoji filmash dhe kokoshkash. Dhe sigurisht një foto të Blerimit që mban një profil të ulët në publik e media sociale.

Donald Veshaj

Image

Ja dhe një foto të Donaldit, i cili është edhe më hermetik se Blerimi. Siç mund ta shihni duket pak i çliruar nga stresi i Romeos në “Big Brother VIP” dhe pse e dimë se ka qenë duke e ndjekur në celular.

Ermal Fejzullahu

Image

“E lshoj ni llaf Ermali”- por ne nuk dëgjuam gjë. Ylli ishte sërish duke regjistruar, duke folur e sigurisht duke ekspozuar shokun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco