Graciano eliminohet nga 'BBVA 3'

Graciano eliminohet nga 'BBVA 3'

09:06, 15/05/2024
A+ Aa A-
Graciano Tagani është larguar nga shtëpia e famshme e “BBVA 3”, pas një televotimi të hapur mbrëmjen e sotme, ku të gjithë banorët, përpos Romeos dhe Julianit (të cilët janë finalistë), ishin në televotim.
 
Publiku vendosi që të zgjidhte më pak të preferuar pikërisht Graciano Taganin, duke shënuar herën e dytë që koreografi largohet nga shtëpia. Edhe më parë ai është eliminuar, por është rikthyer sërish në garë.
 
Graciano u bashkohet banorëve që largohet pak pranë finales së madhe, e cila do të mbahet më 25 maj. Edhe Erjona Doçi dhe Roza Lati kanë lënë shtëpinë javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco