Albano nxehet me Baby G: Njerëzit më njohin prej vitesh, më tregon ti mua

Albano nxehet me Baby G: Njerëzit më njohin prej vitesh, më tregon ti mua

09:26, 15/05/2024
A+ Aa A-

Albano dhe Baby G e kanë vijuar diskutimin e tyre deri në orët e pasdites, pas debateve në spektaklin e djeshëm.

“Nuk ka asnjë gjë për tu pajtuar. Më ka ngelur hatri, jam i shastisur komplet. Nuk kam qejf ti flas. E kam me dje në prime dhe e di unë se si e tha”, tha Albano.

 

Këngëtarja e ka sqaruar se deklarata e saj nuk ka qenë me tendencë të keqe.

“As unë nuk dua të flas me Albanon. Është i vetmi njeri në jetën time që e kam toleruar. Për një fjalë që të kam thënë unë, nuk e kisha si ofendim që të thash edhe pse je kryefermer duhet të punosh shumë”, tha Baby G.

Ky sqarim nuk është pranuar nga Albano.

“Këto lojra bëji me gocat e vogla. Fake nuk jam unë, kanë 15 vjet që më njohin njerëzit. Dy muaj kam qenë mirë, e më tregon ti mua të punoj. Unë që kam punuar që 12 vjeç. Punoj shumë bile, punoj fort”, tha Albano.

Por pas këtyre diskutimeve, edhe me ndërmjetësimin e Çiljetës situata mes tyre u qetësua. Në një moment, me batutë, Albano i tha Baby G se nëse nuk do të ishte kaq “hot” nuk do e falte asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco