E masakruan në rrjetet sociale pas letrës për ikjen nga Shqipëria, tenori Hushi u kthen përgjigje

E masakruan në rrjetet sociale pas letrës për ikjen nga Shqipëria, tenori Hushi u kthen përgjigje

10:33, 05/08/2017
A+ Aa A-

Tenori i njohur edhe jashtë vendit, Agim Hushi, shkroi një letër ditën e djeshme që ishte sa lamtumire, aq edhe zhgënjimi edhe akuzuese për një kastë politike që sipas tij e ka lënë vendin varfërisht mjeran. Por ajo që nuk pritej ishte sulmi që pësoi tenori në rrjetet sociale, ku shumë syresh e sulmuan deri aty sa duke i thënë :”Bëre shumë mirë që ike, na ler në hallet tona”,  “Ike se s`të bënë drejtor” apo “ Ti je një m..”.

Duket se këto sulme frontale edhe nga njerëz publik e kanë zhgënjyer shumë tenorin i cili mëngjesin e sotëm ka postuar në profilin e tij një tjetër shkrim, ku u kthen përgjigje të gjithë atyre që e kanë sulmuar.

Ja çfarë shkruan Hushi në postimin e tij:

Te dashur miq!

Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.

Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!

Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!

Une atdheun s'mund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!

Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj s'ka se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye

Ç'ka ketu tragjike ne kete qendrim?

Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!

Juaji

Agim Hushi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje shqiptar06/08/2017 09:03

Z. Hushi shume mire bere me kete sqarim. Te uroje suksese

tomka dhe tradhetaret 05/08/2017 21:19

Agim ke shume te drejte po te gjithe kemi pergjegjsi per ate qe po ndodh. Shqiperia kjo ka qene qe nga lidhja e prizrenit. Nejse nuk jemi brezi i pare qe po deshtojme ne kete pike .

EC05/08/2017 19:54

Z. Hushi bën mirë që zgjohet e sheh se ç'lloj malli pati dëshiruar të përfaqësonte në parlament në 2005-ën, kur kandidoi për deputet nën logon e PS-së në Kavajë. Ja, ata që e shajnë janë socialistët. Në kokën e atyre qenieve, renegati vazhdon të jetë armiku më i rrezikshëm dhe z. Hushi është thjesht një renegat e tradhtar i atdheut si dikur ata që etërit e këtyre i vrisnin në kufi, në tentativë për t'u arratisur. Nuk mjafton që z. Hushi të përgjithësojë mbarë "klasën politike". Ai duhet të nisë me një reflektim për qëndrimet që ka mbajtur vetë dhe për kontributet që ka dhënë më herët në sjelljen e ish-komunistëve në pushtet. Rrugë të mbarë e kthim të shpejtë, gjithsesi! Kavaja reflektoi dhe Hushi, ndoshta, është pjesë e reflektimit të Kavajës.

Sokoli05/08/2017 19:22

Një katund i droguar si yni, me pijanecë, bixhosxhinj, dallkaukë, të fortë e me pasuri përrallore të vjedhur nga ky popull - dele, është i kënaqur me udhëhjeksit e vet, sepse ka patur e do të ketë dështime të suksesshme në rrugën e tij drejt Afrikës. Çfarëdo që të thuash për rregjimin që kemi ndertuar, votuar e duartrokitur, prapëseprapë, u mbetesh borxh për të zezat që i kanë punuar këtij populli fukara, i cili ka humbur aftësinë e të menduarit, të gjykuarit, shpresën dhe çdo gjë tjetër që do ta nxirrte nga errësira në dritë. Udhë të mbarë Z. Hushi dhe mos u pendo për ato që the.

Shkelqim05/08/2017 14:27

Perfekt Agim, ka shune llum ketu, njerez qe bejne sikur preken nga nje reagim juaji mese njerzor dhe cdo dite, cdo ore, cdo sekond poshterohen ne cdo zyre e zyrtar pushteti.

genci05/08/2017 13:53

Z.Agim Hushi shume muzikante te shquar jane duke bere karriere dhe punuar ne europe dhe bote.Por askush nga keta nuk vjen dhe un ngjitet kryetareve te partive para zgjedgjeve per te perfituar.Para disa vitesh u bere kandidat per deputet nga Rama dhe tani ne fund kishe shprese nga Basha per tu bere drejtor i Operes.Mos e prish reputacionin tend me keto gjera.Si tenor je shume i mire por leri pelivanlleqet se nuk funsionojne.Te ishin vitet 1992 -1996 edhe mund te fuksiononte por tani jane bere specialista ,te lajne te lyejne dhe pastaj......Shqiperia eshte si eshte , por kur behet llafi per drejtor ndryshon puna,eshte e embel.Beji yzmet punes dhe familjes dhe suksese ne jete

Faik konica05/08/2017 13:34

Per cdo njerin nga ata qe kane komentuar negativisht Tenorin do ju lutesha te lexonin Konicen e famshem se cfare shkruante per Shqiperine dhe per shqipetaret para rreth 100 vjeteve. Nje politikan I joni thote vazhdimisht neper tavolina me miqte : mjere ai qe do iki I fundit nga ky vend.

Arber05/08/2017 13:10

Asgje nuk ka. Thjeshte jane dhi te zgjebosura e bishtin perpjete. Ju duket parajsa nje qoshe e erret si Shqiperia.

bravo te qofte05/08/2017 12:01

Njesoj si ne 45...njerezit me dy pare mend ne koke zhduken nga ky vend..atehere turmat i zbavisnin me varje ne litar..sot i zbavisin me poshterimin e intelektualeve dhe njerezve te suksesshem..prandaj kush i ka mundesite , iken i tmerrur dhe nuk kthen as koken mbrapa

D Goxhaj05/08/2017 11:33

Zhgenjimi juaj eshte edhe i joni. Pajtohem totalisht me zgenjimin tuaj. Ketu eshte per te ikur naten e jo diten, pasi ketu politikanet kane per parim sloganin: Eshte turp te kesh turp. Dhe ky popull i duartroket tere entusiazem, perfshi edhe ata qe ju kane kritikuar per mesazhin! Suksese dhe jete te gjate atje ku kni shkuar dhe na ndero Shqiperine sikundr edhe na keni nderuar!

landi05/08/2017 11:32

Popull analfabet dhe krenar, pse prish gjumin e ketyre idiotve te lumtur?! Ne kete vend paguhet 300l bileta e teatrit dhe 500l nje kinema. Duket qarte qe jane pa kulture. Dhe nuk e ka fajin as saliu as klasa politike, ky popull kaq meriton. Urime per rikthimin e vizave ????

popull kafshe05/08/2017 10:56

Bagetise nuk i vjen mire. Respekte agim, por kujt po i kthen pergjigjje bagetise? Ne rastin me te mire zdo te kuptojne.. bashke qytetaret tane jane kafshe agim, çmerresh me banoret e nje vendi kazan. Ketu deshtaket i ke me tufa dhe i quajm popull. Suksese ne australi

Qytetar05/08/2017 10:44

z . Hushi bravo te qofte qe po iken nga ky vend i dhjere qe po e katandisin si mos me keq .Ta befte zoti drite rrugen tende.

Shto koment

Denonco