Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Petrit Vasili: Rama të lërë dëgjesat e gallatës dhe të kthehet në punë, turizmi po shkatërrohet

FOTO/ Petrit Vasili: Rama të lërë dëgjesat e gallatës dhe të kthehet në punë, turizmi po shkatërrohet

12:46, 28/07/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon ashpër papërgjegjshmërinë e qeverisë për trajtimin që ajo po i bën këtij sezoni turistik.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit me prishjen e banesave pa leje në Dhërmi, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se me punimet e nisura po u krijohet një kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime në zonën përgjatë rrugës Vlorë-Himarë.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili i bën apel kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë urgjentisht nga dëgjesat “e gallatës” me qytetarët, dhe ti kthehet punës për të qeverisur vendin.

“Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar. Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve”- shkruan ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.

Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vasili28/07/2017 14:36

    Ky nuk eshte burre fare ....la nam ... Votuan per ritjen e ujit dhe genjente si derri , e ka fajin PD. Ik futi ndonje ngjale vetes se e keni zakon ju si LSI !

    Shto koment

    Denonco