Gara për kreun e PD edhe Selami kërkon që Basha të japë dorëheqjen: Zgjedhjet të bëhen në shtator

Gara për kreun e PD edhe Selami kërkon që Basha të japë dorëheqjen: Zgjedhjet të bëhen në shtator

13:01, 03/07/2017
A+ Aa A-

Kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami është shprehur sot se ka kërkuar që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti që gara të bëhet e ndershme.

Selami është shprehur gjithashtu që ka kërkuar edhe që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit, sepse data 22 korrik nuk i jep mundësinë për të bërë fushatë.

Pjesë nga fjala e Eduard Selamit:

Unë tani takova edhe kandidatin tjetër, Lulzim Basha. Ne u takuam me simpatizantët e demokratët e thjeshtë.

Kjo është një garë brenda familjesh dhe vizionesh. Ky është një model i pakëpërcyer. PD duhet të prezantojë një lidership të ri, bashkëkohor dhe demokratik. Basha nuk e ka. Unë e kam bindjen se unë do e bëj këtë gjë.

I sugjerova që data 22 nuk më jep kohë për të bërë fushatë. Propozova që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit.

Nëse unë do të isha në vendin e Bashës, do të jepja dorëheqjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri03/07/2017 14:37

Like, nuk jam i lsi-se. Per mua Meta duhet te perfundoj ne qeli. Une jam per zgjedhje te lira e te ndershme brenda pd-se, kaq. Zgjedhjet te kryhen ne vjeshte dhe te kete votim elektronik. Per keto jam une

Shaba03/07/2017 14:32

Perseri, fatkeqesisht, gabimi fatal i 2013-tes per PD-ne po ndodh. Pse nxitoheni kaq shume per te zgjedhur kryetarin e ri? Kush po ju nxiton ne kete hap kaq fatal dhe te nxituar? Ky nuk eshte nje proces demokratik!! Ndoshta duhet te jene edhe 10 kandidate. Le te zhvillohen me primare. A kerkoi Basha votim elektronik? Le ta eksperimentoje dhe ta testoje ne zgjedhjet e PD-se. A kerkoi zgjedhje te barabarta, te ndershme dhe demokratike? Le ti zhvilloje ato brenda PD-se. Per zgjedhje te barabarta, se pari, Basha dhe te gjithe drejtuesit lokale neper rrethe duhet te japin urgjentisht doreheqjen dhe mos te bejne lojra ngri-shkri! Zgjedhja qysh ne fillim e kryetarit te ri, pa bere analizen e thelle te humbjes, eshte teper e nxituar. Po fillohen perseri punet keq e me keq, po fillohet perseri gabim, po fillohet nga fundi si ne 2013, pa bere asnje analize te humbjes, te gjithe neper vape, pa asnje motiv, pa asnje platforme, do te perfshihen ne fushate per kryetarin. Cilin te zgjedh dhe perse, per cilin te votoj dhe perse ta votoj? Mungesa e analizes se humbjes dhe mosnxjerrja e mesimeve ishte gabimi kryesor qe e coi PD-ne vec te tjerave drejt humbjes se 200 mije votuesve. I njejti gabim do te coje drejt humbjes se 200 mije te tjereve ne zgjedhjet e ardheshme. Per nje PD te shendetshme dhe te besueshme, keto hapa jane te domosdoshme: 1. Duhet bere nje here analiza e thelle e humbjes se PD-se, duhet te dalin shkaqet, shkaktaret, pergjegjesite, pergjegjesit dhe te nxirren mesimet. 2. Pergjegjesit te japin llogari perpara demokrateve. 3. Per te garantuar gare te barabarte dhe te ndershme, te dorehiqen nga te gjitha forumet drejtuese partiake te gjithe drejtuesit qendrore dhe lokale dhe deputetet pergjegjes te humbjes. 4. Nuk duhet nxituar per te zgjedhur menjehere brenda 1 muaji kryetarin e ri. 5. Riorganizimi i ri i PD-se pas kesaj humbjeje duhet te behet me parimin 1 antar, 1 vote dhe me primare. 6. PD zgjedhjet ne te gjitha strukturat duhet t'i filloje ne shtator nga baza pas analizes se humbjes, duke zgjedhur fillimisht me primare strukturat baze sipas parimit 1 antar 1 vote, pra fillimisht kryetaret e degeve ne rrethe dhe strukturat perkatese dhe pastaj duke kulmuar ne fund, nga mesi i tetorit ose nentorit, me zgjedhjen me primare te kryetarit te PD-se dhe strukturave qendrore dhe jo nga fundi, duke zgjedhur ne fillim kryetarin dhe pastaj ata lokalet neper rrethe. Kjo eshte me demokratike, transparente, e drejte dhe ngjall shpresen e ringritjes se PD-se. Ne rast se zgjidhet kryetari i PD perpara kryetareve dhe drejtuesve te strukturave lokale ne baze, atehere PD-ja do te percahet shume me keq se sa sot sepse kryetari do te ndikoje qe ne baze te zgjidhen mbeshtetesit e vet, tarafi i vet dhe klani i vet. Kjo eshte kaq e thjeshte nese duan vertet nje PD fituese.

i deleguari03/07/2017 14:06

Pa sqaruar se c'post ka menduar per Ilva Taren,e cila u be cope per demokracine e rilindjes, une jam i pavendosur per kandidaturen e te shoqit !

like03/07/2017 13:29

O ilir ( ti duhet te jeshe i LSI ,le-h e l--e) ! Cpune keti me PD ? A mos e shko neper mend se do te shtyhen zgjedhjet ,se do likja me shoke , Ti ne opozite do te jesh dhe kjo eshte e sigurt

Punetor Lavazhi03/07/2017 13:17

Ik o selam se le nam duke kerkuar doreheqjen e Bashes. Ti je nje mish huaj apo kancer I ringjallur per PD. Ti je I fundit qe mund te kerkosh keto lloj embelsirash, sigurisht me ndihmen e Komunis-imamit, hajdut rrulit, zhvatesi bode, huta topalli, sorra bregu dhe Timoshenko doda (elarguar). Ik Selam, mere dhe nusen e re me dy cupat dhe ik ne Londer, Paris apo andej nga Las Vegasi.

Tirana03/07/2017 13:17

Mire e ka ky , deri sa nuk del ndonje nga keta " trimat " qe jetojne e kane lindur ne Tirane , te cilet duke qene antare te kryesise , nuk ja u mban by..a te kandidojne kunder Bashes ..??!!

Iliri03/07/2017 13:07

Vetem me cader zgjidhet Eduard. Zgjedhjet te shtyhen per ne vjesht dhe te kete votim elektronik...perndryshe asnje kandidat smerr pjese ne zgjedhje pervec bashes...

Shto koment

Denonco