Sjellja e Metës në fushatë, Kukan: Përgjigjen e gjeni në vendet e tjera ku presidentët janë të paanshëm karshi gjithë popullit

Sjellja e Metës në fushatë, Kukan: Përgjigjen e gjeni në vendet e tjera ku presidentët janë të paanshëm karshi gjithë popullit

15:11, 26/06/2017
A+ Aa A-

Një nga vëzhguesit e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve, europarlamenti Eduard Kukan, është shprehur sot nga Tirana lidhur me sjelljen dhe deklaratat e forta të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, ditën e zgjedhjeve.

Ja sesi iu përgjigj Kukan pyetjes:

Z. Kukan, në këto zgjedhje ka pasur disa akuza të forta për blerje votash, që sipas raportit dhe vlerësimit tuaj kanë venuar besimin në këto zgjedhje. Dua t’ju sjell në vëmendje se këto deklarata janë bërë kryesisht nga Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, që është njëkohësisht edhe Presidenti i zgjedhur. Sipas mendimit tuaj, ky angazhim i fortë i Presidentit të ardhshëm Meta në këtë fushatë, e cenon detyrën e tij të ardhshme?

Kukan: Po më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje PO apo JO ndaj kësaj pyetjeje. Kolegët tanë kanë informacion më të saktë përsa i përket procesit apo akuzave të blerjeve të votave apo çdo lloj akuze tjetër. 

E vërteta është që z. Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga mazhoranca kushtetuese dhe unë do t’ju përgjigjem që në vende të tjera, Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit. Prandaj përgjigjen mund ta gjeni dhe....uluni dhe mendojeni pak deklaratën dhe gjejeni përgjigjen aty!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco