Luan Rama përgënjeshtron sondazhet: Ja sa vota ka marrë LSI në Tiranë

Luan Rama përgënjeshtron sondazhet: Ja sa vota ka marrë LSI në Tiranë

21:41, 25/06/2017
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka përgënjeshtruar të gjitha exit pollet dhe sondazhet e bëra publike deri tani.

Në një konferencë për mediat, Rama deklaroi, se të gjitha këto sondazhe janë mashtrime të paguara nga paratë e drogës dhe krimit.

Ndërsa theksoi se rezultati i LSI-së në qarkun e Tiranës është 5 herë më i lartë se 4 vite më parë.

‘Në qytetin e Tiranës në 11 njësi administrative numri votuesve që kanë votuar për LSI-së është mbi 100 mijë. Në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është 5 herë më i lartë sesa viti 2013.

Në 7 njësi administrative LSI është forcë e parë. Në momentet në vazhdim do ju informojmë me të gjitha procesverbalet që vijnë në LSI nga grupet tona të LSI-së’, deklaroi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco