VIDEO/ Mësueset e Linditës/ ‘Dilni se po vjen Edi Rama’

VIDEO/ Mësueset e Linditës/ ‘Dilni se po vjen Edi Rama’

12:25, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kanë nisur presionet ndaj nxënësve që ti bashkohen takimit të sotëm që Edi Rama do të zhvillojë në Kavajë.

Në këtë qytet do të zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, si pasojë e dikriminalizimit.

Kjo video që shikoni është filmuar ditën e djeshme në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës ku mësuesja u kërkon nxënësve që të shkojnë në mitingun e Edi Ramës.

Fillimisht mësuesja Elona Bizhdili i bie bankës që të tërheqë vëmendjen e nxënësve dhe më pas u thotë që të shkojnë në aktivitetin që sot organizon Edi Rama në Kavajë.

Me zërin e lartë, tha: Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rednex27/04/2017 17:26

Skandaloze keto gjera i degjon vetem ne shqiperi dhe seshte qe i ben vetem PS por kemi 27 vite qe femije e adoleshente behen pjese e fushatave elektorale..turp i madh

blendi27/04/2017 13:52

Ah i dalte plasja mu ne rilindje mesueses ja kerkojne ska cben

roshi27/04/2017 13:10

beni si them une, por mos beni si bej une. palaço kryeminister,qe nuk la akuza pa bete ndaj qeverise paraardhese per politizimin e nxenesve e mesuesve, kurse tani po ben me keq se ata,

Lali27/04/2017 13:06

Shume mire te dalin. Une do ti propozoja ti benin nje pritje "mall-eshtore" duke mbajtur ne duar; 1 kastravec, 1 pras te trashe dhe nje njale gjoli.

zonjeza27/04/2017 12:52

hajde reklame qe ju be ksaj (mesuesje ?) , hajde . prit kur te mari ndonje post drejtues

Shto koment

Denonco