FOTO/ Kompania 'fantazëm' që promovon koncertin e Filarmonisë së Vjenës në Tiranë, merret me hidrocentrale

FOTO/ Kompania 'fantazëm' që promovon koncertin e Filarmonisë së Vjenës në Tiranë, merret me hidrocentrale

18:00, 19/12/2016
A+ Aa A-

Nuk kanë të mbaruar skandalet dhe hijet e dyshimit për koncertin e pretenduar të 2 Janarit në Tiranë, të Filarmonisë së Vjenës dhe instrumentisit Shkëlzen Doli. Përveç se sot ka ardhur edhe përgënjshtrimi nga vetë Drejtori i Orkestrës së Vjenës, se nuk është aspak e vërtetë që Filarmonia më e njohur në botë do të performojë në Tiranë, një tjetër skandal mund të quhet kompania që ka marrë përsipër organizimin e koncertit fantazëm. Bëhet fjalë për kompaninë e ashtuquajtur AGE Group (Albanian General Electricity) e cila në kuadër të promocionit të aktivitetit fantazëm ka hapur edhe një seksion “AGE  ART PRODUCTION” dhe si aktivitet të vetëm deri tani ka pikërisht promovimin e këtij eventi.

Faktet

Por ajo që bie në sy në faqjen e “AGE  ART PRODUCTION” është se ajo në fakt nuk është asgjë më shumë e as më pak sesa një kompani që në kurrikulumin e vet ka një seri nëndarje kompanish që pretendojnë se do po ndërtojë hidrocentrale në Tuajn, në Erzen, në Lloçan dhe në Manastirlicë si dhe një në impiant fotovoltaik në Fier etj.  Kjo është ajo që pretendohet në portalin e hapur nga kjo kompani fantazëm, por kur klikon për të mësuar më shumë mbi këto projekte, shikon që aty akoma nuk ka asnjë informacion.

Kompani Fantazëm?

Ironike në këë pikë është se në rubrikën ‘Rreth Nesh” në portalin e AEG GROUP thuhet “Integritet moral dhe professional, Përkushtim i vazhdueshëm, Ligjshmëri në çdo hap të aktivitetit, Cilësia në qëndër të vëmendjes, Respekt për partnerët dhe komunitetin ku operojmë”. Ndërsa për qëllimin e aktivitetit ata shprehen se kanë “Të punojmë me vizion të qartë për strukturimin ligjor teknik dhe profesional të aktivitetit të biznesit duke synuar që të jemi të thjeshtë dhe të përsosur në atë çfarë bëjmë". 

Është krejt e çuditshme sesi një kompani që edhe në faqjen e vet zyrtare nuk ka asnjë informacion për aktivitetin që pretendon se zhvillon ka marrë përsipër të promovojë një koncert klasik, dhe që për më tepër çdo ditë e më shumë po rezulton që nuk bëhet fjalë aspak për Filarmoninë e Vjenës siç pretendon edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë, por për një aktivitet privat ku e vetmja siguri që ezkiston, është se atë natë në 2 Janar do të jetë i pranishëm vetëm Shkëlzen Doli me violinën e tij!... 

Foto te faqjes ne internet te kompanise fantazem AGE Gropup

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco