Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'O Ramush, hapma derën, se bëra shaka o burrë!' Ç'ndodhi mbrëmë në mesnatë

'O Ramush, hapma derën, se bëra shaka o burrë!' Ç'ndodhi mbrëmë në mesnatë

08:56, 17/02/2018
A+ Aa A-

Rreth orës 21.30 të së premtes, dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj shkëmbyen replika të forta me njeri tjetrin për hir të një deklarate të Edi Ramës te Baton Haxhiu ku cënohej kryeministri kosovar. Por çudia është se pasi kanë sharë njeri tjetrin dhe trazuar publikun, si dhe kanë hedhur median në betejë kush e kap lajmin i pari të kësaj sherrnaje, ata të dy kanë përfunduar duke pirë e festuar te shtepia e Haradinajve, siç tregon edhe foto e postuar nga Edi Rama në ora 23.03. Natyrisht që askush nuk dëshiron sherr mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, por sëpaku të heqin statuset kundër njeri tjetrit dhe të tërheqin akuzat në media.

Një orë shahen e sulmojnë dhe më pas i fusin një të pirë me gota plot, kjo është komedi, ndonëse burime nga Kosova tregojnë për “Koha Jone” se pas statusit të kryeministrit kosovar, Edi Rama ka shkuar me vrap te shpia e Ramush Haradinajt. Sipas zakonit nuk mundet të mos i hapet dera e shtëpisë një miku apo kushdo që të troket, thonë burimet kosovare. Ndaj nuk ka se si të mos pranohej kryeministri i Shqipnisë, shton burimi nga Prishtina.

Korespodenti i “Koha Jone” në Prishtinë, Edi Vunoi, ka rastisur në çastin kur janë ofruar makinat e eskortës së kryeministrit shqiptar Edi Rama pranë shtëpisë ku banon kryeministri kosovar. Edi Rama ka dalë nga makina shoqëruar nga një gazetar kosovar që ndonjëherë rri në Kosovë e shumëherë në Tiranë.

- O Ramush, hapma derën! - ka thërritur Edi Rama se donte pajtim. Ndërkohë nga brenda shtëpisë se Ramushit, në rrëmujë e sipër, duke mos e ditur se ishte kryeministri i Shqipërisë, janë pështjelluar se si ka mundësi që tash na shau e nji tash po na vjen në shpi. Ka dalë Ramush Haradinaj.

-Që besa ça pate që me ke sha?!– iu drejtua Ramushi - Po hajde, hajde bre burrë se shpia eme është për miq e gjithfarë soji.

-Shaka bana mor Ramush. Ky Batoni me futi në kurth- tha Rama dhe u turr me hy brenda në shpi.

Më pas vetëm kur kanë pi mirë e mirë kanë nxjerrë këtë foton bashkë me gota në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/02/2018 23:02

Do i ket tjek noj rryp ky Ramushi atyre dy bëqirave.

Toni ben17/02/2018 16:55

Rama nje kurve si Ema Andrea

Sonja17/02/2018 10:22

Lojra pa vlere , nga njeres pa vlere

Shto koment

Denonco