Njohja e Palestinës, SHBA kundër: Duhen negociata dhe jo njohje e njëanshme

Njohja e Palestinës, SHBA kundër: Duhen negociata dhe jo njohje e njëanshme

08:12, 23/05/2024

Shtëpia e Bardhë është kundër deklaratave të njëanshme të Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, tha se, Presidenti Joe Biden është një mbështetës i fortë i zgjidhjes me dy shtete. Por shteti palestinez duhet të njihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve dhe jo përmes njohjes së njëanshme, citon deklarata.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se mbështet një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, duke e quajtur atë "zgjidhjen e vetme ku dy njerëz jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco