Vuçiç takim me dhëndrin e Trump/ Planet për Beogradin

Vuçiç takim me dhëndrin e Trump/ Planet për Beogradin

21:08, 19/06/2024

Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, u takua të mërkurën me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ishte një “shkëmbim frymëzues i ideve” dhe se ia tregoi Kushnerit Beogradin dhe “shpjegoi disa nga planet për rritjen edhe më të shpejtë të tij”.

Ai shtoi se Kushner i prezantoi atij një projekt për një “hotel madhështor në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës, e cila do të pozicionohet në hartën globale si një destinacion i pashmangshëm dhe seli e dëshirueshme për korporatat, universitetet dhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare, por edhe një frymëzim për artistët, shkencëtarët dhe, mbi të gjitha, për të rinjtë nga e gjithë bota”.

Më 15 maj, Serbia e nënshkroi një marrëveshje për rivitalizimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare me kompaninë “Affinity Global Development”, e cila udhëhiqet nga Jared Kushner. Kështu, Serbia e ka marrë me qira këtë tokë për 99 vjet. Kompania e Kushnerit planifikon të ndërtojë një kompleks biznesi-banesor në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Gazeta New York Times raportoi më 18 mars se investimi kap vlerën e 500 milionë dollarëve dhe se, sipas kontratës së propozuar, shteti i Serbisë duhet të marrë 22 për qind të fitimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco