'Një vdekje e ngadaltë'/ Ja si e përshkruajnë banorët e Gazës jetesën mes mbeturinave

'Një vdekje e ngadaltë'/ Ja si e përshkruajnë banorët e Gazës jetesën mes mbeturinave

22:45, 19/06/2024

Në të gjithë Rripin e Gazës, në një peizazh të sapo transformuar nga lufta, grumbujt me mbeturina të qelbura paraqesin rreziqe të mëdha për shëndetin dhe mjedisin.

“Ne kurrë nuk kemi jetuar pranë mbeturinave më parë”, thotë Asmahan al-Masri, një grua e zhvendosur, me origjinë nga Beit Hanoun në veri, shtëpia e së cilës tani është një shkretëtirë në Khan Younis, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Unë qaj si çdo gjyshe tjetër që nipërit e saj janë të sëmurë dhe kanë zgjebe. Kjo është si një vdekje e ngadaltë. Nuk ka dinjitet”.

Në tetë muaj, më shumë se 330,400 ton mbetje të ngurta vlerësohet të jenë krijuar në territorin palestinez, sipas OKB-së dhe agjencive humanitare që punojnë në kanalizime. Siç thuhet më tej, gjashtëmbëdhjetë anëtarë të familjes Masri ndajnë një tendë në një kamp pranë universitetit al-Aqsa me miza dhe ndonjëherë gjarpërinj. Qentë endacakë mund të bredhin aty pranë. Të gjithë banorët ankohen për erën e keqe të vazhdueshme.

“Era është shumë shqetësuese. E mbaj të hapur derën e tendës që të marr pak ajër, por nuk ka ajër”, thotë Asmahan. “Vetëm era e plehrave”.

Disa nga më shumë se një milion njerëz që kohët e fundit u larguan nga ofensiva ushtarake e Izraelit në qytetin jugor të Rafahut janë detyruar të jetojnë në zona të hapura që tashmë ishin kthyer në “zona të përkohshme mbeturinash”.

“Ne kërkuam kudo për një vend të përshtatshëm, por ne jemi 18 njerëz me fëmijët dhe nipërit tanë, dhe nuk gjetëm askund tjetër ku mund të qëndronim së bashku”, thotë Ali Nasser, i cili kohët e fundit u zhvendos në kampin e Universitetit Al-Aksa nga shtëpia e tij në Rafah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco