VIDEO/ Presidentit Biden i ndodh e papritura në skenë, Obama e tërheq për krahu dhe...

VIDEO/ Presidentit Biden i ndodh e papritura në skenë, Obama e tërheq për krahu dhe...

10:58, 17/06/2024

Një tjetër incident i sikletshëm ndodhi me presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka ngelur i “ngrirë” në skenë. Biden u desh të tërhiqej nga Barack Obama për t’u “përmendur”, gjatë të një eventi për fushatën e tij zgjedhore në Los Anxhelos, në mbrëmjen e së shtunës.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij Barack Obama dhanë një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel.

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena. Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco