VIDEO SYRI TV/ Tregtarët braktisin tregun e Gramshit: Kemi falimentuar, nuk blen njeri

18:14, 04/10/2023
A+ Aa A-

Largimi masiv i qytetarëve ka bërë që tregtarët e Gramshit të falimentojnë e për pasojë edhe shumë prej tyre të mbetën pa punë. Në tregun e madh të qytetit kanë mbetur vetëm 5 tregtar, por edhe për ta nuk mjaftojnë të ardhur që gjenerohen nga shitja e produkteve pasi ato janë të pakta për shkak se qytetarët nuk arrinë të blejnë sasi për shkak të cmimeve të larta.

Nga SYRI TV

Tregu i madh ne qytetin e Gramshit çdo dite është duke u braktisur nga tregtare. Dikur në këtë treg operonin rreth 30 tregtarë, ndërsa sot kanë ngelur vetëm 5 prej tyre. Ulja e kërkesës për të blerë nga qytetaret i kanë lënë të vetme zgjidhje largimin nga vendi.

Të pyetur nga SYRI TV, tregtarët shprehen se nuk arrijnë të fitojnë as 50 lekë të reja në ditë. Kërkesa e qytetareve është pakësuar dhe ushqimin e marrin te limituar. Shqetësim mbetet dhe emigrimi masiv, me largimin e studentëve gjendja është renduar se tepërmi.

Dhe ata pak qytetare të cilët vizitojnë këtë treg shprehen se gjendja është alarmante, ndonëse dëshira e tyre është e madhe për të blere, të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme për të konsumuar aq sa ata kanë nevojë.

Të vetmen mundësi shprese për ata pak tregtar mbeten ditët tradicionale të qytetarëve gramshiot të cilët zgjedhin si ditë pazari të mërkurën dhe të shtunën. Ndërsa ditët tjera tregtarët dali në tentativë për të fituar aq para sa të paguajnë taksat e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco