Plaga e shpopullimit dhe boshatisja e shkollave, ekspertët: Fajtor është keqqeverisja dhe gjendja ekonomike

Plaga e shpopullimit dhe boshatisja e shkollave, ekspertët: Fajtor është keqqeverisja dhe gjendja ekonomike

11:19, 08/09/2023
A+ Aa A-

Numri i nxënësve në shkolla po ulet ditës-ditës, për shkak të plagës së emigracionit e cila po bëhet çdo ditë e më e pashërueshme nën udhëheqjen e Edi Ramës.

E nëse në qytete numri i nxënësve po ulet në fshatrat  dhe në zona të thella malore dyert e shkollave po mbyllen.

Kështu përshembull Gramshi numëron shtatë gjimnaze tre prej të cilëve nuk do të hapen.

Në bashkinë e Librazhdit për vitin shkollor 2022-2023 janë ulur në bankat e shkollës 322 nxënës më pak se vitin shkollor 2021-2022, ndërsa në 2023-2024 do të ulen 421 nxënës më pak se viti paraardhës.

Pra në dy vite numri i nxënësve ka rënë me rreth 750 nxënës më pak por zbrazia e shkollave është vetëm njëra anë e medalies.

Në anën tjetër nxënësit e mbetur zhvillojnë mësime kolekti, çfarë do të thotë një mësimdhënie jo e plotë e efikase.

Në zyrën arsimore të Elbasanit për vitin shkollor 2023 -2024 u regjistruan vetëm 1200 nxënës në klasën e parë dhe 930 në klasën e 10.

Në dy vitet e fundit është shënuar një rënie me 250 nxënës më pak në klasën e parë dhe 400 nxënës më pak në klasën e 10 në këtë qytet dhe shkaqet janë të shumta.

Për të folur në lidhje me këtë problem kaq dramatik për vendin tonë e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në Syri.TV ishte Lili Sula, drejtuese e Departamentit të Arsimit të Shkencës dhe Novacionit pranë Partisë Demokratike dhe eksperti i arsimit Qemal Qejku në një lidhje skype.

Kafe Shqeto: Le ta fillojmë me shifrat. A kanë një impakt të drejtpërdrejtë apo më pak punë për më shumë mësues?

Sula: Sigurisht që shifrat janë alarmante dhe kanë një impakt të drejtpërdrejtë jo thjeshtë në nivelë më pak nxënës dhe më pak punë por një impakt që lidhen në të gjitha fushat e drejtimit dhe në fushat jetësore të ekzistencës së një kombi dhe ekzistencës së një populli. Domethënë në përballemi sot më një ulje drastike të numrit të nxënësve që nga niveli parashkollor në nivelin e arsimit të detyruar që është detyrim ligjor, i garantuar në kushtetutë për shtetin, në nivelin e arsimit të mesëm dhe po kështu në universitete. Kemi të bëjmë me një dramë kombëtare do ta quaja unë që është e lidhur me atë që shohim ne, me më pak nxënës, më pak studentë, më pak fëmijë në kopshte e shkolla dhe në arsimin e lartë por që është e lidhur me një emigracion dhe shpopullim masiv të këtij kombi, pra është e lidhur me një shkëputje të vazhdueshme të rrënjëve të popullit tonë. Fëmijët ikin sepse prindërit e tyre shkojnë në emigracion. Dhe në emisionet e fundit televizive  në kanale të ndryshme kam parë deklarata rrëqethëse të fëmijëve të cilët mësojnë anglisht dhe pa hyrë në shkollë se do të shkojnë tek babai në emigracionë. Mësonin anglisht në kurse private edhe përtej mundësive ekonomike në rrethe të ndryshme të vendit sepse do t’i bashkëngjitet familjes dhe numëronin se kam xhajën, tezen të gjithë farefisin. Pra një degë, një rrënjë e larguar nga një vend dhe që sigurisht ka pasoja në të gjitha anët. Arsimi është një drejtim bazë që e shpërfaq këtë dramë por janë dhe një sërë argumentesh në drejtime të tjera më të cilët  mund të lidhet mund të fokusohemi.

Kafe Shqeto: Cilët janë arsyet që studentët nuk po zgjedhin më shkollën?

Qejku: Shkaku kryesor që duhet të bindemi është një qeverisje jo e mirë në Shqipëri që po ndodh jo sot por shumë vite më parë. Shkaku kryesor për rënien e gjendjes së arsimit siç po shikojmë, dëgjojmë, po marrim informacione nga miqtë tanë do të thotë që gjendja ekonomike shumë e keqe në Shqipëri ka bërë që argumenti kryesor për këtë braktisje është ky. Pra mos ta kërkojmë tek pjesa e arsimit. Është e vështirë që të themi dhe të bindemi që një person ose një familje në zonat rurale mund të lëviz nga kjo zonë vetëm për cilësinë e arsimit. Kjo familje lëviz nga ajo zonë vetëm për shkakun e gjendjes së mjeruar ekonomike. Pra shkaku kryesor i kësaj është gjendja ekonomike. Dhe realisht kur dëgjon Gramshin sa pak nxënës ka ky qytet, sa pak nxënës ka Librazhdi dhe kur shikon që tre katër gjimnaze nuk hapen do të thotë që institucionet arsimore, fundja duhet të binden që ta pranojnë një gjë të tillë. Kemi një zbrazje totale të Shqipërisë, jo vetëm të zonave rurale. Zonat rurale janë braktisur me kohë. Zonat rurale kanë marrë të gjitha zonat e qytetit, kanë marrë të gjitha shkollat e qytetit atë që kanë pasur mundësinë për të marrë. Ndërsa tani kemi ulje dhe në Tiranë. Në të gjitha shkollat e Tiranës kemi një ose dy klasa më pak çdo vit, pra kemi një braktisje totale të gjithë arsimit në Shqipëri. Dhe institucionet arsimore duhe të ulen dhe të themi: ore ka ndodhur diçka, hajde të rendisim faktorët, hajde të rendisim disa prerioritete dhe çfarë duhet të bëjmë për 5-10 -20 vitet e ardhshme. Se po të bësh një llogari me shifra vetëm po të shikosh trendin e studentëve në rënie vit pas viti i bie që viti 2035 të mos kemi asnjë student në Universitetin e Tiranës. Bëj një përllogaritje me numrin real të rënies të studentëve vit pas viti në 2034 ti nuk ke as një student në Universitetin e Tiranës. Dhe çfarë do të ndodhi ? Do ta mbushin me njerëz që vijnë nga vendet e tjera. Pra janë shumë faktorë. Hajde dhe rendisim dhe faktorët teknik po të themi. Zonja Evis Kushi, ish-minsitrja e arsimit disa ditë më parë reklamonte një shkollë në mes të Tiranës se kishte shumë laboratorë, kabinete informatike, kabinete shkencore, matematik, kimie dhe ato shkolla që ajo reklamon në Tiranë quhet pabarazi arsimore. Sepse në 100% të gjitha shkollat në gjithë Shqipërinë nuk kanë asnjë kabinet. Nuk kanë as drita, nuk kanë as internet dhe ti reklamon një shkollë në mes të Tiranës që është bërë me kabinet matematike dhe kimie.

Çfarë do të thotë kjo?

Që të gjithë nxënësit që janë në shkollat e tjera të Tiranës pa llogarit në zonat rurale duhet që ata të vazhdojnë të rrijnë në atë pjesën e mjerimit profesional.

Këto janë disa faktorë por faktori ekonomik është kryesori. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco