Berat, imam Durra: Mbaroi Ramazani, por bujaria e besimtarit mysliman nuk shteron asnjëherë!

Berat, imam Durra: Mbaroi Ramazani, por bujaria e besimtarit mysliman nuk shteron asnjëherë!

07:38, 02/05/2022
A+ Aa A-

Pas 30-ditësh agjërimi besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot Fitër Bajramin, festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e mëparshme kur falja e Fiter Bajramit është kryer nga besimtarët mysliman në Pedonalen e qytetit të Beratit, moti u keq bëri që këtë vit falja të kryhet në Xhaminë Mbret, njofton gazetarja e SYRI TV.

Pas Ilahive dhe Ligjeratave,falja e Namazit të Bajramit filloi në orën 6:30 të mëngjesit dhe u krye paralelisht brenda dhe në oborrin e jashtëm të xhamisë Mbret.

Ka qënë Imami Ferbent Durra,i shoqëruar nga ish Myftiu i Beratit Qeramudin Furdia, ai që,duke uruar besimtarët myslimanë për më shumë mirësi, paqe e begati, ka kryer faljen namazit për besimtarët musliman beratas.

"Sot është një ditë e bekuar, një ditë e madhe gëzimi. Allahu fuqiplotë na bëri të përjetojmë madhështinë e Ramazanit dhe të gjithë ne u bekuam në agjerim dhe lutje. Ramazani erdhi tek ne për të na treguar një tjetër model, sesi duhet të jetë besimtari në raport me zotin, me veten e tij dhe me të tjerët. Le të fillojmë këtë Bajram të mendojmë për përmirësimin tonë, për kthimin tonë drejt rrugës së drejtë.Mbarimi i Ramazanit nuk nënkupton mbarimin e veprave të mira, pasi bujaria e besimtarit mysliman nuk duhet të shterojë asnjëherë"-është shprehur Imami Ferbent Durra.

Besimtarët myslimanë beratas kanë uruar çdo besimtar musliman për më shumë begati në këtë ditë të bekuar feste,pas një agjerimi 30-ditor.Festimi i Bajramit vijon me pritjet në Myftininë e qytetit deri nē mesditë,ndërkohë që çdo familje bashkohet në festime në vaktin e drekës,me tryezat e mbushuar plot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco