SYRI TV/ Plani i PS për shkrirjen e bashkisë, banorët e Përrenjasit ngrihen në protestë

22:13, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra banorë të Prrenjasit protestuan në qendër të qytetit, duke kundërshtuar planin e mazhorancës socialiste në Kuvend, që kërkon shkrirjen e kësaj bashkie dhe kthimin e saj në njësi administrative në varësi të Bashkisë Librazhd. Banorët e Prrenjasit akuzuan socialistët se e kanë shfrytëzuar bashkinë për qëllime elektorale, ndërsa deklaruan se nuk do të lejojnë planin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë.

Draftin e propozuar nga Partia Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Prrenjas, banorët e kësaj treve nuk e kanë pritur aspak mirë. Të revoltuar, mijëra banorë të qytetit dhe fshatrave të Prrenjasit zhvilluan një protestë masive, duke kundërshtuar projektidenë e mazhorancës për të shkrirë bashkinë.

Sipas banorëve, ideja e hedhur nga Partia Socialiste për bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin nuk do të pranohet, pasi dy bashkitë nuk kanë asnjë lidhje identitare mes tyre.

Gjatë fjalimeve, banorët kanë akuzuar mazhorancën qeverisëse se Partia Socialiste e ka shfrytëzuar Prrenjasin për qëllime elektorale dhe kurrë nuk ia ka kthyer mbështetjen me investime për zhvillimin e zonës.

Pasojat e mungesës së investimeve dhe vëmendjes qeverisëse kanë krijuar plagë të mëdha, si shpopullimi dhe braktisja e fshatrave. Ndaj, banorët kërkojnë që, në vend të shkrirjes së bashkisë, asaj t'i rikthehet dinjiteti me investime.

Protestuesit argumentuan se bashkia ka burime dhe potencial për të qëndruar më vete dhe kundërshtuan çdo përpjekje për ta vënë nën administrimin e Librazhdit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco