Berisha: Unë jam në favor të primareve, por ka një debat të fortë brenda nesh për këtë çështje

13:28, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, foli për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke deklaruar se personalisht mbështet zhvillimin e primareve.

Berisha pranoi se brenda PD-së ka një debat për këtë çështje dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve me dy institute amerikane me të cilat partia bashkëpunon.

Kreu i demokratëve tha se synimi është gjetja e një formule që garanton përfshirje dhe përfaqësim sa më të gjerë, ndërsa theksoi se ai vetë mbetet në favor të primareve për zgjedhjen e kandidatëve.

Erzen Rexha: Mirdita Doktor, a do të ketë primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale? Në çdo rrethanë njerëzit nuk bëhen të gjithë të kënaqur. Por mendimi im është që të jetë primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale. Të përshëndes.

Sali Berisha:

E falënderoj shumë Erzenin për pyetjen. Personalisht jam në favor të primareve, por e pohoj këtu që ka një debat të fortë brenda nesh për to. 

Ne kemi vendosur një bashkëpunim të ngushtë, fatmirësisht me dy institute amerikane. Institutin Republikan, një aleat që nga vitet ‘90 i Partisë Demokratike, dhe Institutin e Lidershipit. Dhe do të bëjmë një konsultë të gjerë me ta, për të marrë vendimin përfundimtar. Sugjerimet dhe format, duke e paraqitur të gjithë situatën. 

Personalisht unë jam në favor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco