Berisha: Nuk jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli, jam për listat e hapura

14:16, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha, foli për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore, ku u shpreh se mbështet listat e hapura si model për zgjedhjen e deputetëve.

Berisha deklaroi gjithashtu se nuk është kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, duke argumentuar se vendi ka nevojë për institucione të forta dhe jo, për presidentë pa rol real kushtetues.

Ai theksoi se PD është e gatshme të mbështesë ndryshime kushtetuese që forcojnë përfaqësimin dhe funksionimin e institucioneve të shtetit.

Vladimir: Doktor, a jeni ju për ndryshime kushtetuese dhe kod zgjedhor me lista të hapura, Presidenti të zgjidhet nga populli, drejtorët e policisë të zgjidhen me votë si në Mbretërinë e Bashkuar, drejtori i përgjithshëm gjithashtu me votë popullore?

Sali Berisha:

Tani, unë jam për listë të hapur. E them këtu dhe qëndroj plotësisht këtij parimi, e kam shprehur dhe përpara këtë. 
Unë organizova një tryezë pikërisht me synim bashkimin e opozitës për sistemin zgjedhor. Dhe në këtë kontekst, çdo ndryshim të Kushtetutës, ne do ta mbështesnim. 
Nuk jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli, mbasi historia e presidentëve jo njëherë, por më shumë se njëherë është histori kukullash. Dhe kombi nuk ka nevojë për kukulla. Nuk ka nevojë. Kombi, vendi, ka nevojë për institucione. Institucione që i përmbahen Kushtetutës. 
Ndaj dhe nuk kundërshtoj, nuk kam qenë dakord dikur me këtë proces, por sot kur shoh asgjësimin e atij institucioni që është institucion shumë i rëndësishëm, mendoj se ai i duhet vendit dhe kombit si institucion i vërtetë dhe jo fake siç është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco