Gurët rrezikojnë jetën e udhëtarëve, Çapja: Aksi Elbasan-Librazhd i pasigurtë, vë në rrezik qytetarët

15:02, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së në qarkun e Elbasanit, Klodiana Çapja ka denoncuar situatën e rrezikshme  në aksin Elbasan-Librazhd.

Ajo publikoi video në rrjetett e saj sociale ku dukej qartë që në aksin rrugorë Elbasan-Librazhd, vazhdojnë e bien gurë nga mali, duke rrezikuar udhëtarët. 

'Institucionet përgjegjëse duhet të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në këtë aks, përpara se neglizhenca të sjellë tragjedinë e radhës'- shprehet ajo

Denoncimi:

Rrezik! 
Ndërkohë që punimet vazhdojnë në aksin Elbasan–Librazhd, qytetarët detyrohen të kalojnë mes zonave tepër të rrezikshme, ndërsa makineritë e rënda punojnë mbi ta, duke vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre.
Asnjë investim nuk mund të justifikojë rrezikimin e jetës së qytetarëve.
Institucionet përgjegjëse duhet të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në këtë aks, përpara se neglizhenca të sjellë tragjedinë e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco