Berisha, foli për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ndikimin e tyre në ekonominë familjare. Berisha deklaroi se PD do të propozojë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, duke kërkuar që ajo të zbresë në 5% ose të hiqet plotësisht për disa produkte bazë.
Ai u shpreh se çmimet e larta janë pasojë e politikave ekonomike të qeverisë dhe varësisë nga importet, ndërsa premtoi ndërhyrje për lehtësimin e kostos së jetesës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Shyqyri Myrtollari: Doktor përshëndetje, çmimet e ushqimeve po e rrënojnë ekonominë familjare. A do i propozoni uljen e TVSH-së në 10% për shportën e ushqimeve? Janë me mijëra familje që preken.
Sali Berisha:
Jo në 10, por në 5% Shyqyri.
Në mos heqjen fare. Në mos heqjen fare!
Kur sheh se jo familja e varfër, por familja e mesme shqiptare, harxhon për jetën e përditshme 89% të të ardhurave, e tëra diktohet nga çmimet e larta disproporcionale. Dhe nga narko-euro.
Sepse eurot e narkosit çojnë në stratosferë çmimet e ndërtimit. Kanë siç tregova, kanë shkatërruar prodhimin e brendshëm dhe sot çdo gjë mbetet në importe.
Në një kohë kur, në vitin 2013, Shqipëria ishte një eksportues serioz i qumështit, i vezëve. Ndërsa sot çmimi është dyfishuar për të dyja, sepse janë importe.
Pra nuk ka diskutim që do ketë një ndërhyrje të fuqishme, për të lehtësuar, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe çmimet në treg.
© SYRI.net