Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

12:53, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për çështjen e pronave publike në zonat turistike të Dhërmiut dhe Palasës, duke akuzuar qeverinë Rama për tjetërsim të pasurive shtetërore. Berisha u shpreh se PD nuk do të njohë asnjë vendim që, cenon pronat publike dhe interesin e qytetarëve.

Kreu i demokratëve deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike do të vijojnë denoncimet për këto raste, ndërsa kritikoi institucionet e drejtësisë, duke pretenduar se ato nuk po veprojnë ndaj aferave që lidhen me pronat publike.

Ai u shpreh se, vendimet e qeverisë për këto prona nuk do të legjitimohen politikisht nga opozita.

Met Katroshi: Lexova dje se Rama po fal territoret e policisë në Dhërmi e Palasë për vila e hotele. A do e ndalojë njeri këtë monstër se po fal çdo pasuri dhe po e zhbën vendin. Pse nuk i çoni deputetët tuaj ta denoncojnë këtë aferë, jo vetëm në Dhërmi e Palasë, po kudo ku ndodh?

Sali Berisha:

Dua t'ju informoj sot se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga këto vendime. 
Sigurisht që deputetët tanë dhe ne do ta denoncojmë, por siç e dini, të nderuar zotërinj, ai SPAK-un e ka shtruar në një seksion, në një organizatë të Partisë Socialiste. 
Ne do bëjmë detyrën tonë, por ne nuk do t'i njohim kurrë këto vendime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco