I ftuar në studion e "Kafe Shqeto" në Syri TV, gazetari Genc Burimi komentoi letrën publike të Elisa Spiropalit, duke u ndalur te akuzat për korrupsion dhe "partinë-shtet".
Burimi tha se, nëse Spiropali ka prova për abuzimet që denoncojnë, duhet t'i drejtohen drejtësisë dhe të tregojnë çfarë dinë, në vend që të kufizohen me deklarata publike.
Ai thekson se, letra bën konstatime të forta për korrupsionin dhe kapjen e shtetit, por nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa propozimi i vetëm që përmban lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Pjesë nga deklarata:
Jo, është e qartë që mund të shoh këtu vetëm personazhe të La Fontenit dhe kjo që bën Spiropali më ngjan me të famshmen fabulën e bretkosës, që i duket vetja ose donte të bëhej ka.
Që në fillimet e saj, kjo palë flet në shumës, por kë përfaqëson? Më duket shumë e vetme.
Madje, në hyrje të letrës flet në njëjës, mbase po në atë numrin... Për të na prekur në sedër se ishte për ta botuar këtë letër, por meqenëse shtypi s'ia kërkonte dhe ai që bëri ca kështu u dëgjua, mori vesh dhe i shkroi për tjetër, po na bën nderin dhe po e ndan me ne. Fillimin, në këtë rast, e bën në njëjës. Por pastaj, kur lexon letrën, thotë se është në shumës. Kush është? Kë përfaqëson?
Më duket se edhe titulli është i gabuar, sepse në vend që të propozojë një marrëveshje me Shqipërinë, kjo palë duhet të propozojë një marrëveshje me drejtësinë. Sepse unë mendoj se ajo kësaj radhe s'po ngjitet më lart, pasi kësaj radhe aty ngrihen probleme që janë penale.
Spiropali njeh atë që... Po doja të prekesh e prekesh, që në Shqipëri ka një parti-shtet. Është përdorur 3-4 herë brenda fjala "parti-shtet". Keni prova? Keni fakte? Atëherë, mos të rrinë duke bërë opinionin, por të shkojnë në drejtësi, të bëjnë një marrëveshje me drejtësinë, të bëhen të penduar dhe të tregojnë çfarë dinë.
Ajo flet për korrupsion. Ajo flet për abuzim nga nëpunësit e lartë, për krijimin e një shteti me vete, parti-shtet. Pra, është një letër që është e mirë për sa i përket konstatimit. Konstaton, për mendimin tim, gjëra të frikshme nga ana e një elementi të brendshëm...
Në fushën e korrupsionit, për shembull, i thoshte, ose i thotë ende, ai që është në Zvicër, Ahmeti. Këta e merrnin për person që la partinë, gjë që nuk është kështu, që është armik e të tjera. Tani kjo vjen nga një element i brendshëm i partisë. Kjo të ngjall pikërisht diskursin e opozitës dhe diskursin e atyre që e hedhin në letër ose e paraqesin në raporte të tilla mbi zgjedhjet.
Nga ana tjetër, është një letër që më tepër kufizohet te konstatimet. Por nuk sheh as edhe një propozim konkret. E ka bërë si një ndarje: pjesa e parë, pjesa e dytë, pjesa e tretë, si në një disertacion, domethënë, ose në një ekspoze. Po të ishte bërë në atë mënyrë, secila pjesë do të sillte një element të ri...
Ajo s'ka asnjë element të ri; bën vetëm konstatime. Kjo nuk shkon. Pastaj bën ato akuzimet për drejtësinë. Si do t'i ndreqë këto gjëra? Çfarë propozon ajo? Kjo parti. Propozon të bëhet kongres? Propozon të bëhet një statut i ri?
I vetmi propozim i saj është ai në lidhje me sistemin zgjedhor, që të kalohet në proporcional kombëtar. Është e vetmja gjë që propozon. Në këtë rast, të kërkojë të hyjë e të bëhet pjesë e komisionit zgjedhor, pra te Gjiknuri dhe Bylykbashi, çfarë janë ata. Deputete është; thotë: "Unë kam qejf të marr pjesë në komision", ja, ta paraqesë propozimin. Por, nga ana tjetër, s'ka as edhe një propozim konkret. Asgjë konkrete.
Janë shumë deklarata, qëllime shumë të mira. Kush mund të jetë kundër qëllimeve të mira? Kush mund të jetë kundër që të ndahet partia nga shteti? Po si, qysh do ta bësh?
© SYRI.net